- Nxit shumicën dhe opozitën të dialogojnë për të tejkaluar menjëherë këtë krizë të thellë politike;
- Nxit hartimin e një reforme elektorale në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR që shtron rrugën drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme;
- Shpreh nevojën urgjente që Shqipëria të sigurojë funksionimin e duhur të Gjykatës Kushtetutese, që më pas do të vendosë për legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, dhe Gjykatës së Lartë;
- Nxit hetimin e zyrtarëve të lartë dhe kujtdo që është përfshirë në blerjen e votave, krime elektorale dhe ka lehtësuar përfshirjen e krimit të organizuar në zgjedhje;
- Nxit largimin e personave me rekorde kriminale që kandidohen për poste në institucione apo emërohen si funksionarë publikë në shkelje të hapur të Ligjit të Dekriminalizimit, nxit luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave;
- Mbështet Partinë Demokratike të Shqipërisë në përpjekjet e saj për të adresuar shqetësimet legjitime dhe aspiratën Europiane të popullit Shqiptar.
