“Unë mendoj se suksesi i një vendi është lajm i mirë për të gjithë rajonin. Si fqinj, dhe mbi të gjitha si fqinj të mirë, ne besojmë se Tirana duhet të jetë në gjendje të fillojë rrugëtimin e saj evropian. Sigurisht një zgjidhje pozitive do të ishte më e mira. Ne duhet të punojmë për gjetjen e një emëruesi të përbashkët. Por nëse kjo nuk është e mundur, atëherë ne kemi nevojë për një vrull pozitiv, jo për një dinamikë negative. Dhe një është padyshim më mirë se asnjë.”
Vendimi i Këshillit Europian më 18 tetor 2019, për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut u shoqërua me deklarata të shumta të liderëve europiane që theksonin progresin e bërë veçanërisht nga Maqedonia e Veriut. Një prej shteteve, Holanda vlerësoi punën e bërë nga Maqedonia, por kishte rezerva të mëdha nëse përparimi i Shqipërisë është i mjaftueshëm dhe në hapat e duhur. Edhe Ministri i Jashtëm holandez Stef Blok shprehu të njëjtën ide si Dimitov: dy vendet mund të vlerësohen ndarasi, secili sipas meritës. Por deri më tani, nuk ka një diskutim konkret mes shteteve të BE-së për ndarjen ose jot ë dy vendeve.Maqedonia kërkon të vlerësohet veçmas nga Shqipëria për hapjen e negociatave me BE-ne
Nikola Dimitrov, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, ka propozuar ndarjen e procesit të bisedimeve për negociata të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut më Bashkimin Europian.
Në një intervistë për EuroNews, ministri Dimitrov deklaroi se Maqedonia ka nevojë për një vrull pozitiv, dhe jo një dinamikë negativë në rrugën e saj drejt integrimit europian:
Të sugjeruara
Kryeministri izraelit Netanyahu përshendet 'mikun e tij' Edi Rama
9 Dhjetor 2019, 19:23Spitali i Laçit jofunksional prej dëmtimeve nga tërmeti
9 Dhjetor 2019, 18:40Kosovë, gati kthimi i shqiptarëve të zhvendosur pas tërmetit
9 Dhjetor 2019, 17:27
Si të sjellim ndryshim?
20 Korrik 2026, 18:42
