- Altin Dumani nga Prokuroria e Apelit Tiranë;
- Arben Kraja nga Prokuroria e Përgjithshme;
- Ervin Kondili nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Të tre prokurorët kanë kaluar të dyja fazat e vetingut. Pas mbylljes së garës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të hartojë metodologjinë për zgjedhjen e kreut të SPAK-ut. SPAK u themelua më 25 nëntor 2019, me vetëm 8 prokurorë nga 10 që parashikon kushtetuta. Sapo të emërohet, kryetari i parë i SPAK-ut do të ketë në dorë nisjen e procedurës për plotësimin e SPAK me prokurorë të tjerë në mënyrë që të plotësohet numri minimal prej 10 prokurorësh.
