Ulet numri i viktimave në Britaninë e Madhe

exit.al 24 Janar 2021, 16:35

Në 24 orët e fundit Britania e Madhe regjistroi 610 viktima nga Covid-19 duke bërë kështu që të ulet numri i tyre .

Të shtunën Britania raportoi 1.348 viktima si pasojë e Covid-19, ndërkohë që krahasuar me viktimat e regjistruara të dielën ka një rënie të dukshme.

Në 14 orët e fundit në Britani janë regjistruar 30.004 raste të reja me COVID-19.

Edhe numri i rasteve ditorë ka pësuar një rënie, pasi një ditë më parë  janë raportuar 33.552 raste.

Sipas të dhënave, 6.353 milionë njerëz kanë marrë vaksinën anti-Covid të dielën.

Shpërndaje te miqtë