Ukraina ndalon me ligj përdorimin e vaksinës ruse

exit.al 29 Janar 2021, 14:10

Ukraina ndaloi, të premten, me ligj përdorimin e vaksinës ruse në vend. Ligji i miratuar më shumicën e votave synon të përshpejtojë miratimin e vaksinave të tjera kundër Covid-19. Qeveria ukrainase u shpreh se pret të marrë 100 mijë doza vakisnash nga Pfizer/Biotech përmes paketës COVAX. Ukraina ende nuk ka miratuar asnjë vaksinë kundër Covid-19, por kompania Biolik me pronar një pjestar të opozitës, ka aplikuar për të marrë miratimin për vaksinën ruse Sputnik V. Kjo kërkesë u refuzua nga ministri i Shëndetësisë, i cili pohoi:

“Askush nuk do ta regjistrojë vaksinën ruse në vend”

Vendi rregjistron 1.2 milionë të infektuar dhe 23,469 viktima nga koronavirusi. Shpërndaje te miqtë