Udhëtim në Indi përmes gatimit

exit.al 8 Prill 2020, 10:23

Në pamundësi për të lëvizur këto ditë mund të udhëtojmë nëpërmjet kuzhinës.

JaMystic ju propozon sot Pulë tandori.

Pak histori

Pulë tandoori e merr emrin nga ena në të cilën gatuhet pra në" tandoor" dhe vjen nga zona e Pendjab në veri të Indisë. Ky gatim është i pasur me erëza dhe shoqërohet zakonisht me "haan" , pite të lehta të pjekura në gur.

JaMystic ju propozon një version të pershtatur të recetës " pulë tandori"

Pulë tandori

Për 4 persona

  • 3 fileto pule,
  • 200g krem djathi,
  • 100 g kos,
  • 1 thelp hudhër,
  • 2 kokrra qepë të thata,
  • kripë,
  • ½ lugë kafeje piper i kuq i ëmbël,
  • ½ lugë kafeje cumin,
  • 1 luge gjelle xhinxher i freskët,
  • majë luge kanellë e bluar,
  • majë luge karafil i bluar,
  • 1 ½ limon.

Presim pulën në shirita përgjatë fijeve dhe i vendosim në një enë qelqi. Hedhim lëngun e limonit të shtrydhur dhe kripën, dhe gjithë erëzat dhe i lëmë 30 min.

Më pas tek njëjta enë hedhim kosin dhe kremin e djathit. I përziejmë dhe i lëmë të marinohen për 60 min. Ndërkohë skuqim në vaj qepët e prera në kubikë deri sa të bëhen transparente, shtojmë hudhrën dhe i lëmë edhe pak në zjarr dhe shtojmë shiritat e pulës.

Kujdesemi që t'i kthejmë herë pas here dhe kur të shohim që janë bërë edhe në brendësi (duke e prerë në mes) shtojmë pjesën tjetër të salcës dhe i lëmë deri sa të marrin valë 10 min.

JaMystic këshillon:

Kjo pjatë shkon shumë me oriz të zier ( basmati), bullgur, ose kinoa