Turqia do të ndihmojë Shqipërinë në rast të një emergjence më të madhe

exit.al 19 Mars 2020, 23:20

Turqia, në rast të një emergjencë më të madhe do t’i sigurojë Shqipërisë nevojat bazë. Qeveria i ka kërkuar ndihmë Turqisë në rast të një emergjencë më të madhe për shkak të koronavirusit.

Kryeministrit Rama i ftuar në emisionin Opinion njoftoi se qeveria prej “dy javësh i ka dërguar një listë me kërkesa Turqisë”, në rast nevoje.