“PD e konsideron planin e masave social-ekonomike si të domosdoshëm për përballimin e krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirus. Propozimi i Qeverisë ka nevojë urgjente për transparencë dhe për t’u detajuar.
Masat e shpalluara vlerësohen nga PD si një hap i parë i mirëpritur, por i pamjaftueshëm”.
Qeveria dha sot 470 milionë dollarë në mbështetje të biznesit dhe qytetarëve.
