"Presidentit të Republikës do ti shkurtohet paga në të njëjtën mënyrë, si dhe për zyrtarët e lartë të shtetit, të parashikuar në planin e bërë publik.
Institucioni i Presidentit të Republikës është solidarizuar me shkurtimin e fondit të buxhetit vjetor në interes të riadresimit të tyre, në mbështetje të shëndetësisë dhe sektorëve të vijës së parë në këtë përballje me pandeminë globale të COVID 19".
Presidenti mbështetit paketën financiare të paraqitur nga Kryeministri. Ai bëri thirrje që kriteret e ndihmës për biznesin dhe familjet në nevojë të përcaktohen sa më parë.
