“Shoh se si dezinfektuesit e vrasin virusin menjëherë [në duar]. A ka ndonjë mënyrë që mund të bëjmë diçka të tillë me injeksion nga brenda trupit, si një tip pastrimi?”
Një zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes së Brendshme menjëherë sqaroi qytetarët se mjekët dhe ekspertët e shëndetit nuk po e konsiderojnë sygjerimin e presidentit dhe se atë nuk duhet ta provojnë as qytetarët në shtëpitë e tyre. Craig Spencer, një ekspert i shëndetit, shprehu shqetësimin se shumë qytetarë mund ta provojnë këtë sygjerim në shtëpitë e tyre:“Shqetësimi im është se njerëzit mund të vdesin. Ata mund të mendojnë se është një ide e mirë dhe ta provojnë. Ky sygjerim është i rrezikshëm.”
Shpërndaje te miqtë
