Trump pezullon vizat për punë e lejet e qëndrimit për të huajt deri në fund të vitit

exit.al 23 Qershor 2020, 08:46

Presidenti amerikan Trump do të ndalojë lëshimin e vizave për punë, lejeve të qëndrimit dhe kartave jeshile për shtetasit jo-amerikanë deri në fund të vitit 2020.

Vendimi prek dhe vizat e përkohshme të punës, në kompanitë ndërkombëtare dhe koorporatat shumëkombëshe.

Llojet e vizave që preken janë: vizat H-1B, të cilat përdoren nga kompani të mëdha amerikane të teknologjisë, vizat H-2B për punëtorët sezonalë joagrikulturor, vizat J-1 për shkëmbim të studentëve dhe vizat L-1 për menaxherët e koorporatat shumëkombëshe.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë.

Qëllimi i vendimit është lirimi i vendeve të punës për amerikanët, si një ndihmë në ekonominë e goditur nga covid-19. Ky vendim pritet të prekë deri në 525 mijë vende pune.

Shpërndaje te miqtë