Senatori i NYC letër Sekretarit të Shtetit Amerikan: Mbështesni të drejtën e votes së diasporës shqiptare

exit.al 22 Qershor 2020, 23:15

Kreu i demokratëve në Senatin Amerikan, Chuck Schumer ka kërkuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan mbështetjen e kërkesës së diasporës shqiptare atje për të votuar në zgjedhjet që organizohen në Shqipëri.

Schumer i dërgoi një letër Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo ku thekson eksperiencën e tij si senator në New York – një nga shtetet me komunitetin shqiptaro-amerikan më të madh në SHBA.

“Në përputhje me praktikën në mbi 150 vende në të gjithë botën, përfshirë thuajse të gjitha vendet evropiane, shqiptaro-amerikanët duhet të kenë të drejtën të marrin pjesë në zgjedhje nga vendet ku jetojnë aktualisht.”, thotë letra e Schumer, raporton Zëri i Amerikës.

Votimi i emigrantëve nuk është pjesë e marrëveshjes së dakordësuar mes palëve politike në Këshillin Politik, të miratuar në 5 qershor.

Shpërndaje te miqtë