Berisha: Opozita mund ta mendojë ndryshe, por duhet mosbindje civile

exit.al 22 Qershor 2020, 22:57

Ish Kryeministri Sali Berisha mendon se opozita duhet të kërkojë largimin e kryeministrit Rama përmes metodave të mosbindjes civile.

"Opozita mund të ketë mendim tjetër, por unë mendoj se duhet përdorur çdo formë e mosbindjes civile deri në largimin e Ramës. E di që ka kryer vepra të rënda dhe me një drejtësi të pavarur e di që e presin 30-50 vite burg", tha Berisha për gazetarin Çim Peka.

Shpërndaje te miqtë