Trafiku i drogës, aktiviteti kryesor i krimit të organizuar në Shqipëri

exit.al 16 Qershor 2020, 13:33

Aktiviteti kryesor i krimit të organizuar në Shqipëri është trafiku i drogës.

Në këtë përfundim doli Shërbimi Informativ i Shtetit, në raportin vjetor për vitin 2019.

Sipas raportit, të gjitha grupet kriminale kanë qëllim pastrimin e parave dhe korrupsionin.

"Pasuria e përfituar nga veprimtaria kriminale ndër vite (favorizuar nga korrupsioni në sistemin e drejtësisë, pandëshkueshmëria apo niveli i ulët i saj), po përdoren nga këto grupe për zgjerimin e aktivitetit të narkotrafikut jashtë vendit, kryesisht në drejtim të drogave të forta," raporton më tej SHISH.

Në lidhje me kultivimin e kanabisit, SHISH raporton se kultivimi i tij është ulur gjatë vitit 2019 krahasuar me vitet e mëparshme, duke shtuar se gjatë 2019 është rritur shkalla e konflikteve ndërmjet grupeve kriminale.

Shpërndaje te miqtë