“Shteti ka vetëm 15% në pronësi dhe pjesa tjetër është private. Rafineria është pronë private. Qeveria ka gjetur investitorët dhe i ka prezantuar si zgjidhje, ndërkohë ata kanë lënë qindra miliona detyrime.
Përfshirja e qeverisë e mban në këmbë këtë skemë. Po të distancohej nga ARMO siç bën nga çdo kompani private, publiku nuk do paguante.”
Ai theksoi se gjetja e një investitori e mban në këmbë këtë skemë mashtuese:“Nëse do të gjejnë sërish investitor, do të ndodhë e njëjta gjë. Rafineria nuk vlen dhe është provuar tashmë. Sa herë vihet ajo në punë, grabitet publiku. Dhënia e asistencës është argument shtesë për të hequr dorë nga detyrimet për ARMO-n.”
Tomorri tha që politika është e lidhur me këtë proces. Shembull tregues i lidhjes është fakti që qeveria nuk po bën asgjë për gjyqin e arbitrazhit me kompaninë Bankers:“Patoz Marinza ka akuzuar ish-drejtuesit për krijimin e skemave mashtruese. Shteti është në gjyq me Bankers. Mjafton ajo letër që qeverisë t’i japë armën për në arbitrazh. Por qeveria nuk lëviz. Politika është mplekur me ketë biznes.”
Shpërndaje te miqtë
