Tjetër goditje tërmeti në Shkodër, e 4-ta në 24 orë

exit.al 15 Shtator 2021, 14:26

Një goditje tërmeti prej 4.1 Rihter goditi sërish Shkodrën. Kjo është goditja e katërt për brenda 24 orëve të fundit, në Shkodër.

Gjatë mëngjesi u regjistruan 3 goditje të madhësisë nga 2 Rihter deri në 4 Rihter.

Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz apo dëme materiale.