Bie masiv minerali në Bulqizë, bllokohet një minator në galeri

exit.al 15 Shtator 2021, 13:30

Një minator u bllokua në galeritë e minierës së Bulqizës pas rënies së një masivi minerali, të mërkurën.

Policia njoftoi se “grupi i avari-shpëtimit të minierave po punojnë për pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të punëtorit”.

Ky është aksidenti i dytë në tre ditë në minierën e Bulqizës. Të hënën një minator u plagos gjatë punës në galeritë e minierës.