Tiranë, një 4 vjeçar humb jetën nga zjarri

exit.al 2 Shkurt 2016, 21:04

Sot në mbrëmjë, një fëmijë 4 vjeçar humbi jetën si pasojë e zjarrit të rënë në një apartament në Tiranë.

Zjarrfikësit arritën të nxirrnin nga apartamenti tre anëtarë të familjes, dy prindërit dhe një foshnjë 7 muajshe. Fatkeqësisht, djali 4 vjeçar mbeti i bllokuar në shtëpi.

Pallati ku ndodhi ngjarja nuk kishte kushtet e nevojshme për mbrojtjen kundër zjarrit, çka vështirësoi akoma më tepër punën ë zjarrfikësve.

Shkaqet për rënien e zjarrit janë ende të paqarta.