Tiranë - Pronarja e një kopështi privat rreh një fëmijë

exit.al 21 Qershor 2016, 09:33

Policia arrestoi sot,pronaren dhe pesë punonjëse të një kopështi privat në Tiranë, me akuzën për abuzim të të miturve.

Në një video të publikuar në emisionin “Stop”, pronarja e kopështit Anjeza Shabani shfaqet duke rrahur një fëmijë të moshës tre vjeç.

Video është realizuar me bashkëpunimin e babait të fëmijës së dhunuar, i cili për të vërtetuar dyshimet e tij iu drejtua për ndihmë gazetarëve të emisionit “Stop” .

Shpërndaje te miqtë