Terroristi i sulmeve në Paris e quan veten 'ushtar të Shtetit Islamik'

exit.al 8 Shtator 2021, 16:00

I dyshuari kryesor i sulmit terrorist në nëntor 2015 u deklarua “një ushtar i Shtetit Islamik" para trupës gjykuese në Paris, të mërkurën.

Salah Abdeslam, 31 vjeç është një nga 20 personat e akuzuar për përfshirje në sulmet me armë dhe bomba në gjashtë vende të ndryshme rreth parisit, restorante dhe bare, sallën e koncerteve Bataclan dhe një stadium sportiv.

Sulmet në Paris:

132 persona u vranë vrarë dhe 260 u plagosën në një seri sulmesh terroriste në qendër të Parisit, në nëntor 2015.

Sulmet u realizuan nga tre grupe të koordinuara terroristësh për llogari të Shtetit Islamik.

Ato ndodhën në gjashtë vende të ndryshme, kryesisht në zonën qëndrore të Parisit: në sallën e koncerteve Bataclan ku tre terroristë ekzekutuan me armë 89 persona, në njërën prej hyrjeve të stadiumit Stade de France, në tarracën e një restoranti popullor duke vrarë rreth 20 klientë.

Tetë terroristë u vranë, njëri prej policisë, ndërsa shtatë u hedhën në erë në akte kamikaze. Njëri prej terroristëve ishte i moshës 15 vjeçare.

Një postim në Twitter ISIS morri përgjegjësinë për sulmin.

Ky ishte sulmi më i përgjakshëm terrorist në historinë e Francës. Në janar të 2015, dy terroristë të lidhur me Al-Kaedën sulmuan redaksinë e revistës Charlie Hebdo duke vrarë 11 punonjës të revistës dhe plagosur dhjetra të tjerë.