Tërmeti dëmton godinën e Komisariatit të Policisë në Kurbin

exit.al 5 Dhjetor 2019, 13:08

Godina e Komisariatit të Policisë në Kurbin është dëmtuar seriozisht nga tërmeti i 26 nëntorit, duke e bërë atë të papërdorshme.

Pas inspektimit të specialistëve, godinës i është vënë shiriti i kuq dhe personeli është zhvendosur në një zyrë në katin e parë ku dëmtimet kanë qenë më të lehta.

Ndërkohë pas inspektimit në godinat e gjykatës dhe prokurorisë së Kurbinit, ekspertët kanë lejuar punonjësit të vijojnë punën normalisht, pasi godinat nuk kanë dëme.