“Unë jam kërcënuar pas emisioneve për trafikun e drogës në Shqipëri. Jam kërcënuar dhe jam ofenduar në mënyrë të vazhdueshme. Faktet e transmetuara në emisionin tonë u quajtën lajme të rreme”.
Gjithashtu, në emision u diskutua edhe rreziku që i kanoset lirisë së medias nëse miratohet dy projektligjet e miratuara nga qeveria. Në studio ishte i ftuar Koloreto Cukali, Presidenti i Këshillit Shqiptar të Medias, dhe Beppe Giulietti, President i Federatës italiane Kombëtare të Medias. Për gazetarët italian foli edhe gazetari Armand Shkullaku. Pas transmetimit të emisionit Partia Demokratike, përmes Albana Vokshit, i bëri thirrje qeverisë të tërhiqet nga “projektligjet antidemokratike, që mbyllin gojën e medias online”. “PD do ta anullojë këtë ligj antidemokratik menjëherë sapo të marrë besimin për qeverisjen e vendit”, shtoi Vokshi.Televizioni Rai3, dokumentar për censurimin e medias në Shqipëri
Televizioni italian Rai3, transmetoi sot emisionin FuoriTg me temë “Shqipëria: Gojët e Qepura”. Emisioni trajtoi rrezikun ndaj censurimit të fjalës së lirë dhe të lirisë së shtypit në Shqipëri.
Në emision u diskutua arrestimi i një vajze 25 vjeçare vetëm sespe botoi në faqen e saj në Facebook një artikull mbi tërmetin të gazetës italiane avvenire.al. Si dhe transmetimi i aktiviteteve të qeverisë në ERTV, televizioni i Kryeministrit.
Gazetari italian, Valerio Cataldi, i cili ka bërë emisionin mbi trafikun e drogës në Shqipëri dhe për përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në trafik, tha se:
Të sugjeruara
Vasili: Qeveria presion mbi inspektorët e ndërtesave, qytetarët nuk kanë siguri
11 Dhjetor 2019, 11:57Dvorani dhe Presidenti shkëmbejnë deklarata pas dëshmive në prokurori
11 Dhjetor 2019, 15:46Gjyqtarja e Apelit Shkodër Rraboshta jep dorëheqjen
11 Dhjetor 2019, 15:59
Që të mos humbet mundësia për një ligj të ri për partitë politike
4 Mars 2026, 00:18
