“Shpesh çorganizimi i qeverise dhe demagogjia e saj për gjoja marrjen e situatës nën kontroll ka bërë që në terren të shfaqet një papërgjegjshmëri me potencial vrastar.
Kjo shfaqet në raportet teknike të kundërta brenda një kohë të shkurtër,verifikime të sipërfaqshme dhe si të tilla aspak garantuese, por përkundrazi çorientuese, të cilat nuk kanë kursyer as shkollat dhe spitale.
Pa asnjq diskutim një sjellje e tillë e papërgjegjshme sjell një rrezikshmëri tepër të lartë për jetën e njerëzve dhe i streson ata akoma më shumë në një moment kur ata kanë nevojë më shumë se kurrë për qetësi.”
