1. Për Reformën Zgjedhore duhet fillimisht vullnet politik për të garantuar zgjedhjet demokratike.
2. Procesi i bisedimeve për [reformën zgjedhore] duhet të drejtohet nga përfaqësues ndërkombëtarë të BE-së apo SHBA-ve dhe të mos marrin pjesë persona që janë objekt i hetimeve për vjedhjen e zgjedhjeve.
3. Reforma është e pamjaftueshme për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
4. Opozita duhet të ketë garancinë shtetërore për barazi të subjekteve zgjedhore dhe zhvillimin e zgjedhjeve demokratike.
5. Opozita duhet të ketë garancinë se qytetarëve do t’i jepet mundësi e vërtetë vendimmarrje të drejtëpërdrejtë, përmes bërjes efektive të referendumeve.
Basha kritikoi qeverinë për përballimin e tërmetit:"26 nëntori fatkeqësi natyrore që tregoi se sa i papërgatitur është shteti shqiptar për t'ju përgjigjur kësaj fatkeqësie. Prapë edhe sot jemi të papërgatitur. Do të kishim të njëjtën situatë. Propozimet e opozitës janë të bëshme”.
Kryetari i PD-së shtoi se fokusi i tij dhe i opozitës është “të ndihmojmë njerëzit dhe jo të bëhemi pjesë e një shfaqje që po na turpëron, po shton dhimbjen dhe vuajtjen”.
