Televizioni kombëtar turk, TRT nis transmetimin e lajmeve në rusisht

exit.al 25 Maj 2020, 20:13

Televizioni shtetëror Turk, TRT ka nisur transmetimin e një kanali të ri informativ rus në platformen e tij digjitale. TRT Russian do të “përqëndrohet në sigurimin e lajmeve të ekuilibruara mbi rajonin dhe çështjet e botës” sipas njoftimit zyrtar të TRT.

Kanali i ri informativ nis transmetimin në 24 maj si “platforma ku shoqëritë rusofile mund të shprehen dhe do të vendosë theksin tek larmia e pikpamjeve".

TRT Russia do luftojë kundër keqinformimit dhe manipulimit dhe do të pozicionohet si burim i besueshëm aty ku gjuha mëmë është rusishtja. – njoftoi Televizioni Shtetëror Turk.