Të mërkurën nis vaksinimi i farmacistëve në Tiranë

exit.al 6 Prill 2021, 18:11

Farmacistët në qarkun Tiranë do të kenë mundësi të vaksinohen të mërkurën, njoftoi Urdhri i Farmacistëve.

Përmes një njoftimi Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i kërkon farmacistëve që janë të interesuar të plotësojnë një formular online.

Formularët më pas dërgohen në qendrat e vaksinimit.

“Të gjithë farmacistët që janë të interesuar të vaksinohen, të plotësojnë formularin e mëposhtëm me të dhënat përkatëse, në mënyrë që të hartohen listat që do i dërgohen qendrave të vaksinimit”, thuhet në njoftim.