Greqia regjistron 4 309 raste të reja dhe 79 viktima nga Covid-19

exit.al 6 Prill 2021, 23:00

Greqia regjistroi të martën 4 309 raste me Covid-19.

Në 24 orët e fundit 79 persona humbën jetën si pasojë e koronavirusit.

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 94 konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 751. Që nga fillimi i pandemisë, 1,788 pacientë janë larguar nga intubimi.