“Kam besuar dhe me siguri do të besoj gjithnjë se të trajtosh një njeri si kriminel për vepra që nuk i ka bërë, është kriminale. Ishte kriminale dje dhe mbetet kriminale sot e gjithmonë, çdo shpifje, akuzë, fabrikim që synon të kriminalizojë një person për shkak të detyrës. Edhe Elvis Roshin!”
Ndërsa deputeti dhe sekretari dixhital i PS-se Alfred Peza u shpreh se:“Partia Demokratike nuk mund të pretendojë se ka ndonjë meritë në rastin e dorëheqjes së ish Kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi. Sepse, ai u dorëhoq vetë pasi u njoh me të vërtetën.”
Edhe ministrja Milena Harito, pak ditë më parë, e ftuar në një emision televiziv u shpreh se:“Zoti Roshi është i gatshëm dhe operacional, më ka surprizuar me bashkëpunimin dhe aftësitë e tij menaxhuese. Unë i besoj kur thotë se nuk e mbaj mend pse është arrestuar në Gjermani.”
Në fakt, gjatë gjithë kohës që Elvis Rroshi ka drejtuar Bashkinë e Kavajës, figura e tij është lartësuar brenda dhe jashtë Partisë Socialiste. Elvis Rroshi u bë simboli i Rilindjes, shembulli i përpikmërisë nga i cili duhet të merrnin shembull kryebashkiakët dhe drejtuesit e tjerë. Tani që u bë publike e shkuara kriminale e Elvis Rroshit, Kryeministri Rama dhe drejtuesit socialistë vazhdojnë të përpiqen të zbehin të vërtetën e të mos pranojnë në asnjë moment përgjegjësinë. Në fakt, Elvis Rroshi nuk kishte harruar asgjë. Ai thjesht shfrytëzoi hapësirën që ju jep kriminelëve një klasë politike e korruptuar si kjo e sotmja. Ai u fut në politikë, shfrytëzoi “naivitetin” e Kryeministri Rama, u bë simbol i Rilindjes e tani po shikon teksa Rilindja po mundohet t’i ngrejë një lapidar pas dorëheqjes. Shpërndaje te miqtë
