Talibanët kërkojnë të marrin fjalën në Asamblenë e OKB-së

exit.al 22 Shtator 2021, 09:31

 

Talibanët i kanë dërguar kërkesë Asamblesë të Kombeve të Bashkuara për të folur në sesionin që do të zhvillohet këtë javë në New York.

Gjithashtu, ata kanë kërkuar tërheqjen e përfaqësuesit të qeverisë të vjetër, duke emëruar si ambasador të Afganistanit në OKB zëdhënësin e tyre në Doha, Suhail Shaheen.

Ajo do të shqyrtohet nga një komiteti i OKB-së, pjesë e të cilit do të jenë SHBA-ja, Kina dhe Rusia,  por kjo pritet të ndodh javën e ardhshme, sipas një raportimi nga BBC.

Deri atëherë, sipas rregullave të OKB-së, vendi do të vijojë të përfaqësohet nga ambasadori aktual, Ghulam Isaczai që pritet të mbajë edhe fjalim.

Aktualisht, asnjë qeveri nuk ka njohur formalisht regjimin taliban dhe pranimi i përfaqësuesit të tyre në OKB do të jetë hapi i parë drejt saj.