Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, Berishës: SHBA-të janë seriozë për luftën kundër korrupsionit

exit.al 21 Shtator 2021, 22:35

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ju përgjigjë deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha mbi seriozitetin e dokumentave kundër tij. Ajo në një postim në Tëitter shkroi se SHBA-të janë seriozë për luftën kundër korrupsionit përfshirë edhe shpalljen non grata nga sekretari i Shtetit Blinken. Kim shtoi se SHBA-të mbështesin një Shqipëri të fortë dhe demokratike. Postimi i plotë:

"Ndodhem në Uashington për të koordinuar hapat e mëtejshëm në marrëdhëniet Shqipëri-SHBA. Theksoi se ne jemi të serioz për korrupsioninpërfshirë edhe shpalljen non grata nën seksioni 7031(c), ndërsa mbështesim një Shipëri më shumë demokratike, të fortë dhe të zhvilluar. SHBA-të kanë qënë me Shqipërinë në 30-vjeçarin e fundit e do të vazhdojnë të qendrojnë edhe përtej 30-vjeçarit tjetër".

Berisha u shpreh të hënën nga Fieri se dosjet e SHBA-ve mbi të janë shpifje. Sekretari i Shtetit Blinken u shpreh në njoftimin e shpalljes non grata të Berishës, se DASH ka mbledhur fakte të deklaraura nga media, organizatat joqeveritare dhe qeveria Rama.