Stuhi masive dëbore në SHBA

exit.al 23 Janar 2016, 14:13

Një stuhi masive dëbore ka nisur në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara. Stuhia ka nisur ditën e premte dhe do vazhdojë drejt veriut deri ditën e djelë. 10 shtete kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme duke paralajmëruar qytetarët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Të paktën 9 persona kanë humbur jetën në aksidente automibilistike. Vetëm në shtetin e Virxhinias janë raportuar rreth një mijë aksidente. Më shume se shtatë mijë fluturime janë anulluar gjatë ditës së premte e të shtunë. Në Karolinën e Veriut mbi 100 mijë shtëpi kan mbetur pa energji elektrike.

Kryeqyteti i SHBA-ve, Washington, ka pezulluar transportin publik për gjatë gjithë fundjavës, dhe deri ditën e djelë mund të mbulohet nga rreth 76 cm dëborë.