“Sot iu drejtuam presidentit duke i kërkuar që në përputhje me kompetencat e tij, si organi që dekreton rektorët e rinj të universiteteve, të dalë me një qëndrim të qartë dhe të prerë se nuk mund të ketë zgjedhje që janë të paligjshme, zgjedhja të parregullta dhe që përjashtojnë studentët.”
Zoti Logu theksoi se zgjedhjet për drejtuesit e Universitetit të Tiranës janë rasti më flagrant i një procesi të parregullt dhe të paligjshëm. “ I kërkuam presidentit që para dhe pas zgjedhjeve të ketë të qartë se cilat kanë qenë shkeljet ligjore të këtij procesi që të kemi një vendimarrje të drejtë. Presidenti tha se çështja do të ketë të gjithë vëmendjen e tij dhe ne mbetemi të bindur se instuttucioni i presidentit do të marrë një vendim të drejtë,”mbylli fjalën ai. Grupi i studentëve ‘Qendresa Qytetare’ kërkon shtyrjen e zgjedhjeve për drejtuesit e universiteteve, të parashikuara për tu zhvilluar në 30 korrik. Argumentet kryesore të tyre janë: – Caktimi i datës së zgjedhjeve nga Ministrja e Arsimit Shahini është bërë në mungesë të konsultimit me Konferencën e Rektorëve. – Fillimi i procesit zgjedhor në datë 30 Qershor dhe përfundimi i tij më 30 Korrik krijon një situatë të rëndë paligjshmërie në universitetet publike, pasi cdo universitet publik e ka të pamundur – pa shkelur rregulloren e zgjedhjeve – që të mbyllë procesin zgjedhor brenda afatit një mujor. – Zhvillimi i zgjedhjeve më 30 Korrik përjashton tre të pestat e studentëve nga e drejta ligjore për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në organet drejtuese të universiteteve publike. Shpërndaje te miqtëStudentët i kërkojnë Metës shtyrjen e zgjedhjeve të 30 korrikut në Universitetin e Tiranës
Një grup studentësh i kanë kërkuar presidentit Meta që të dalë me një qendrim të qartë se në Universitetin e Tiranës nuk mund të ketë zgjedhje në 30 korrik, pasi ajo janë të paligjshme dhe përjashtojnë studentët.
Në një deklaratë për median pas takimit, përfaqësuesi i studentëve Marash Logu u shpreh:
Të sugjeruara
Balla, ndryshimet kushtetuese do miratohen me apo pa PD-LSI
29 Korrik 2020, 11:44Qeveria mbyll të gjithë klubet dhe diskot, 1 vit pezullim leje kush vijon punën
29 Korrik 2020, 11:22Dy prej komisionerëve të dosjes 339 kanë humbur jetën
29 Korrik 2020, 10:52
Shtatë fjalët që pushteti nuk i lidh dot
24 Tetor 2026, 17:18
