“Kuvend duhet të hapë listat, dhe nesër, pa pritur që Luli të bjerë dakord, edhe pse shpresoj që kjo ditë të jetë dita kur të bien dakord.”
Balla tha se kryetari i PD-së Lulzim Basha po përdor dy standard ku flet për marrëveshjen e 5 qershorit dhe për ndryshimet kushtetuese:“Thotë se paskemi shkelur afatet e Kodit të Komisionit të Venecias që nuk këshillon ndryshime 1 vit para zgjedhjeve! Po edhe Kodin e Praktikave të mira Luli e lexon sipas qejfit, sepse po t’i qëndrojmë strikt leximit atëherë ne s’duhet ta votonim as marrëveshjen e 5 qershorit, se edhe ajo i bie më pak se 1 vit para zgjedhjeve të ardhshme.”
Shpërndaje te miqtë
