Studentë e pedagogë në protestë kundër ligjit të arsimit të lartë

exit.al 16 Dhjetor 2015, 12:22

Studentë dhe pedagogë të Universitetit të Tiranës protestuan sot kundër reformës në arsimin e lartë.

Ata e nisën tubimin tek Korpusi i Universitetit Politeknik të Tiranës dhe më pas u drejtuan tek Kryeministria.

Protestuesit deklaruan se do të bojkotojnë mësimin në janar të vitit 2016, nëse nuk shfuqizohet ligji i votuar në Kuvend.

Sipas tyre, ky ligj është klientelist dhe shkatërron arsimin publik, duke i çuar fondet publike drejt universiteteve private.

Kjo është protesta e dytë e zhvilluar pas miratimit të ligjit në Kuvend në shtator.

Studentët paralajmërojne vazhdimin e protestave për të ndaluar zbatimin e tij.