“Gjithë personeli shëndetësor i spitalit 'Shefqet Ndroqi' ndihet tejet i lënduar, befasuar nga veprimi korruptiv, ç'njerëzor i sanitares me inicialet T.A dhe dënon me forcë këtë akt të paligjshëm, korruptiv i bërë publik në emisionin investigativ 'STOP'.”
Spitali theksoi se ‘ky akt i shëmtuar dhe i papërgjegjshëm nuk mundet kurrsesi të njollosë punën vetëmohuese dhe të jashtëzakonshme të personelit shëndetësor’. Mbrëmjen e 12 janarit në emisionin Stop u raportua se sanitarja ka mashtruar duke u hequr si infermiere familjarët e një 55-vjeçare, shtruar në spitalin Covid2. Vajza e pacientes, e cila ka ndërruar jetë, denoncoi sanitarja, duke u hequr si infermiere, i ka marrë rreth 8 milionë lekë të vjetra për shërbimet ndaj nënës së saj. Menjëherë pas lajmit, ministria ka dënuar aktin dhe kërkoi shkarkimin e sanitares. Mëngjesin e së mërkurës, sanitarja u arrestua pasi akuzohet për mashtrim. Shpërndaje te miqtëSpitali Covid2 kërkon hetim për sanitaren: Akt korruptiv e çnjerëzor
Spitali 'Shefqet Ndroqi' Covid2 ka kërkuar hetim të plotë ndaj sanitares T.A., e cila u denocua një ditë më parë për marrja parash ndaj familjarëve të një pacienteje duke u hequr si infermiere.
Në një reagim zyrtar të mërkurën, spitali është distancuar nga veprimet e sanitares:
Të sugjeruara
Manastirliu tregon kapacitetet për ruajtjen e vaksinës anti-Covid
13 Janar 2021, 12:42Arrestohen dy persona në Elbasan për trafik droge
13 Janar 2021, 16:16Përditësimi i përmbytjeve në Shkodër, 1900 ha tokë nën ujë, asnjë familje në rrezik
13 Janar 2021, 12:26
A mund ta zhvillojë krimi turizmin?
26 Gusht 2026, 15:56
