Spitalet Covid në Tiranë nuk do të mbyllen

exit.al 22 Maj 2021, 19:00

Spitali Covid-2 në Tiranë nuk do të mbyllet. Rënia e raste nuk do të sjellë mbyllje të spitaleve Covid-19, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu për News24.

Ajo u shpreh se pacientët e spitaleve rajonale do të “zhvendosen në COVID-1 dhe COVID-2”. Ndërsa personat me sëmundje të mushkrive po trajtohen në një pavjon në QSUT dhe tek COVD-3.

Qeveria po punon për furnizimi me 500 mijë doza të vaksinës kineze Sinovac, për të vazhduar me vaksinimin e dozave të dyta.

“Ne kemi një kontratë të nënshkruar për 500 mijë doza të tjera, janë 2 milion e 800 mijë doza të nënshkruara, qoftë me distributorët e autorizuar, COVAX, marrëveshjen me Pfizer”, u shpreh ajo.

Si dhe sqaroi se “mjeku i familjes është ai që po vendos se cila vaksinë bëhet për pjesë të caktuara të të sëmurëve kronikë”.