Spanjë, vaksina Covid-19 jo e detyrueshme

exit.al 23 Nëntor 2020, 20:40

Spanja nuk do ta bëjë të detyrueshme vaksinën për koronavirusin, të paktën në fillim, tha ministri i shëndetësisë të hënën, sipas raportimit të The Guardian.

Sipas ligjit të Spanjës, vaksinimi është me dëshirë, përvec në disa raste, si në rastin e pandemisë, qeveria mund ta bëj të detyrueshme.

Kryeministri Pedro Sanchez that ë dielën se Spanja do të nisë programin e vaksinimit në janar, duke vaksinuar një pjesë të madhe të popullsisë në 6 muaj e parë të 2021.

Pavarësisht se ende nuk ka një vaksinë të miratuar në fazën e tretë, Spanja do të blejë vaksinat e testuara deri më tani, si Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca.

Shpërndaje te miqtë