Mimi Kodheli zgjidhet zëvendës presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

exit.al 23 Nëntor 2020, 18:03

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli është zgjedhur zëvendës presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, duke u bërë e para shqiptare që merr një post të tillë. Lajmin e bëri të ditur vetë NATO, ku në një njoftim shkruan:

"Sot, në Seancën e saj Plenare të datës 23 nëntor 2020, Asableja Parlamentare e NATO-s zgjodhi (me unanimitet të plotë) zonjën Mimi Kodheli në postin e Zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Zonja Mimi Kodheli, e cila është aktualisht Kryetare e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe Kryetare e Delegacionit parlamentar shqiptar ne Asamblene NATO, bëhet kështu e para shqiptare që zgjidhet në një një pozicion të tillë të një organizate ndërkombëtare”

Shpërndaje te miqtë