Spanja izolon rreth 850 mijë banorë

exit.al 19 Shtator 2020, 18:36

Spanja ka vendosur të izolojë 37 zona në rajonin e Madridit, ku numri i të infektuarve ka arritur në 1000 për 100 000 banorë, në dy javët e fundit. Vendimi u njoftua nga qeveria ditën e shtunë.

Rreth 850 mijë banorë do të lejohen të shkojnë në shkollë, në punë dhe të kujdesen për të moshuarit.

Ndërsa do të ndalohet grumbullimet me mbi 6 persona, dhe do të vendoset kufizime për numrin e klientëve që mund të hyjnë në dyqane, librari, vende të kultit, kinema, e teatro.

Të gjitha bizneset e argëtimit, dyqanet dhe restorantet do të mbyllen në orën 22:00.

Masat ndaluese do të zgjasin për 14 ditë, duke nisur nga dita e hënë. Ato kanë për qëllim ndalimin e përhapjes së virusit në zona të tjera të Spanjës.

Madridi, javët e fundit, u bë epiqendra e shpërthimit të virusit. Vetëm ditën e premte në rajon u identifikuan 1, 613 raste të reja dhe 138 viktima.

Shpërndaje te miqtë