Maciej Popowski është Drejtor i ri i Përgjithshëm i Zgjerimit në KE

exit.al 19 Shtator 2020, 12:21

Maciej Popowski do të jetë Drejtori i Përgjithshëm në detyrë i Komisionit Evropian për Negocimet e Zgjerimit Zgjerimin në Komisionin Evropian në Bruksel.

Ai do të zëvendësojë, Christian Danielsson, i cili u emërua në postin e Drejtuesit të Përfaqësisë së KE-së në Suedi, të mërkurën (16 shtator), deri në emërimin e një drejtori të ri.

Maciej Popowski, ka qënë zëvendës drejtor i përgjithshëm i Zgjerimit që prej vitit 2016. Më parë ai ka shërbyer si zëvendës Sekretar i Përgjithshëm në Shërbimin e Jashtëm të BE-së (EEAS) dhe si Shef Kabineti i presidentit të Parlamentit Evropian Jerzy Buzek.

Shpërndaje te miqtë