Spanja 950 vdekje në një ditë, numri i të infektuarve kalon 10 mijë

exit.al 2 Prill 2020, 10:55

Spanja raportoi të enjten 950 vdekje të tjera nga Covid-19 duke e çuar totalin në 10 003 të vdekur.

Ky është numri më i lartë i vdekjeve në 24 orë, duke vendosur kështu një rekord të ri.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë u diagnostikuan 8102 të infektuar të tjerë duke e çuar totalin në 110 238 të infektuar.

Spanja u bë kështu vendi i tretë pas Italisë dhe SHBA-ve që tejkalon totalin e Kinës (81 554) për numrin e te prekurve .

Deri pasditen e së martës, në botë ishin raportuar rreth 947  mijë të infektuar me koronavirus, prej të cilëve 48 mijë kanë vdekur.

Vdekshmëria në rang botëror shkon në 4.7 për qind, por në Spanjë e Itali përqindja luhatet mes 8-11 për qind.