Vdes mësuesi grek që jepte mësim në shkollën në Korçë

exit.al 2 Prill 2020, 09:57

Mësuesi grek me koronavirus, i cili  jepte mësim në shkollën private “Omiros” në Korçë, ndërroi jetë të enjten.

Ai ishte 51 vjeç, jetonte në Kostur dhe vuante nga sëmundje të tjera.

Mësuesi u zbulua se ishte prekur me koronavirus në fillim të marsit, duke shqetësuar prindërit e nxënësve të shkollës.

Për fat të mirë, pothuaj 1 muaj më vonë, nuk ka pasur asnjë person të prekur nga nxënësit apo prindërit e tyre.