SPAK heton tenderin 1,5 milionë euro për furnizimin me ushqime

exit.al 5 Maj 2020, 19:44

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK ka nisur hetimin për tenderin prej 1,5 milionë euro të bërë nga qeveria për furnizimin me ushqime të familjeve në nevojë në kohën e pamdemisë.

Mediat njoftojnë se SPAK ka marrë në pyetje tre anëtarë të Komisioneve të Vlerësimit të tenderit në Ministrinë e Mbrojtes. Si dhe pritet të marrë në pyetje edhe pronarët e kompanisë fituese në Maqedoninë Veriore.

SPAK nisi hetimet pas kallzimit nga PD, se ky tender ishte kryer pa transparencë dhe fituese ishte shpallur një kompani kompjuterash nga Maqedonia.