SPAK dërgon për gjykim gjyqtaren Margjeka

exit.al 1 Mars 2021, 11:03

Prokuroria e Posaçme ka dërguar të hënën për gjykim gjyqtaren e Durrësit, Mimoza Margjeka dhe bashkëshortit të saj nën akuzën e korrupsionit.

Margjeka dhe bashkëshorti i saj akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv, për lirimin e një të paraburgosuri. Prej disa muajsh ata ndodhen nën arrest shtëpie.

Më 11 janar SPAK i kërkoi gjykatës të lërë në arrest shtëpie gjyqtaren Margjeka dhe bashkëshortin e saj me argumentin se mund të prishin provat, të largohen ose mund kryejnë sërish korrupsion.

Gjykata e Apelit ndryshoi masën ndaj gjyqtares Mimoza Margjeka, nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie”.

Gjykata e Posaçme në nëntor ndryshoi masën e sigurisë për gjyqtaren Mimoza Margjeka nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”, ndërsa tani ka kthyer arrestin në shtëpi sërish.

Margjeka e konsideroi vendimin e gjykatës si politik duke argumentuar se po hakmerren ndaj saj për shkak të vendimit kundër kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako.

Në shtator 2020, Gjykata e Posaçme vendosi të lërë në arrest në shtëpi gjyqtaren e Apelit të Korçës, Mimoza Margjeka, pasi akuzohet për korrupsion.

Për të lexuar më shumë për të gjitha faktet mbi këtë çështje, klikoni këtu.

Shpërndaje te miqtë