Basha prezanton programin për turizmin

exit.al 10 Shkurt 2021, 10:02

Kryetari i PD-së Lulzim Basha prezantoi të mërkurën programin elektoral të turizmin. Basha premtoi se qeveria e tij do të:

  • Do të rrisi kontributin nga 8 përqind  në 10 përqind nga turizmi
  • Do të dyfishojë vendet e punës nga 40 mijë ne 80 mijë
  • Do të dyfishojë kapaciteteve akomoduese në sektorin e turizmit
  • Do të lehtësojë procedurat për marrje leje për hotelet
  • Rrisë kohëzgjatja e sezonit turizmit në mënyrë që të huajt të qëndrojnë më shumë
  • Rrisë me 15 përqind numrin e turistëve në vend
  • Invenstime në infrastrukurë ajrore, rrugore
  • Invenstime në cilësinë e trasnportit ndërurban
  • Invenstime në energji elektrike
  • Do të përfitojë nga taksa e sheshtë, ulja e taksave tarifave vendore dhe ulja e çmimit të naftës
  • Do të uli TVSH në 6 përqind për bizneset që operojnë në sektorin e turizmin
  • Stimulimi i kërkesës turistike

Më herët, PD prezantoi programin elektoral të shëndetësisë, të ekonomisë, rinisë dhe arsimit.

Shpërndaje te miqtë