Sot, luhet ndeshja e parë me publik në vend

exit.al 31 Maj 2021, 17:46

Sot, 31 maj, në orën 19:00 do të luhet ndeshja e parë e futbolli me publik, në stadiumin ‘Air Albania’.

Kjo erdhi pas vendimit të Komitetit Teknik të Covid-19, javën e kaluar për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe artistike me 30% të kapacitetit.

Ndeshja e të hënës, mes Skenderbeut dhe Vllaznisë luhet për finalen e Kupës së Shqipërisë.