“Bibi, Shalom, from Durrës. Ne jemi këtu me djemtë e tut ë mrekullueshëm. Ata po bëjnë një punë shumë të mirë. Po qetësojnë qytetarët. Duke i treguar atyre se si të rezistojnë”.
Në videon e kryeministrit përshendetin edhe njëri nga ekspertët izraelit. Ai tha:“Jemi krenarë që jemi këtu, në emër të Izraelit. Gjetëm këtu njerëz që e duan Izraelit. Shumë të dashur. Ne ndihemi si vellezër dhe i urojmë shqiptarëve të jenë të sigurtë”.
Pas tërmetit në Shqipëri, Forcat e mbrojtjes së Izraelit dërguan një ekip kërkim-shpëtimi dhe ndihme humanitare. Aktualisht në vendin tonë ka ardhur një ekpi ekspertësh që do të ndihmojnë në identifikimin e godinave të dëmtuara. Forcat izraelit, në veçanti ekipi mjekësor, janë më të shquarit në botë për ndihmën në rast të fatkeqësive natyrore.
