"Çdo ndryshim në projektligjin e antishpifjes duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias. Autoritetet shqiptare janë zotuar për vazhdimin e punës me këtë ligj duke adresuar të gjitha çështjet e përshkruara në Opinionin e KV-së.
Ne kemi mbajtur shënim të gjitha deklaratat bërë dje nga shumica qeverisëse se do të ndjekë këto rekomandime dhe se do të zhvillojë konsultime të duhura."
Soreca pohoi se BE do të ndjekë me kujdes të gjitha zhvillimet në lidhje me këtë ligj, në mënyrë që ai të jetë në përputhje me standartet europiane e ndërkombëtare. Shpërndaje te miqtë
