"Në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë nuk mund dhe nuk duhet të tolerohen më shfaqje të kësaj natyre, që kanë vetëm synimin e përçarjes dhe polarizimit të shqiptarëve. Institucionet dhe politika shqiptare duhet të gjejnë vullnetin dhe kurajon civile të distancohen fuqishëm nga fjalimi i Kryeministrit.
Legjitimimi, mohimi ose relativizimi i krimeve të regjimit komunist nuk e ndihmojnë këtë proces, përkundrazi, thellojnë padrejtësinë, diferencimin social dhe shpopullimin e vendit. "
Ata i kërkuan Kuvendit të distancohet nga kjo gjuhë urrejtjeje e Ramës, marrjen e masave disiplinore si dhe zbatimin e rezolutës për dënimin e krimeve të komunizmit. Shpërndaje te miqtë
