Soreca takon Celibashin: Sfida e KQZ, zbatimi i marrëveshjes së 5 qershorit

exit.al 16 Tetor 2020, 14:38

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca takoi të premten, Komisionerin Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashin, me të cilin diskutoi sfidën e KQZ-së së re për zbatimin e marrëveshjes së 5 qeshorit. Në një postim në Twitter, Soreca shkruan:

"Urova sot Ilirjan Celibashin për emërimin e tij si Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve. Diskutuam për sfidën e rëndësishme të KQZ-së së re për zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit dhe mënyrat se si BE mund të mundësojë asistencë teknike në zgjedhjet e ardhshme në prill."

Shpërndaje te miqtë